Kryeministri Edi Rama tha se nëse Shqipëria nuk do te ishte pjesë e aleancës së NATO-s, do të ishte pre e lehtë për këdo, por nuk na bën dot asgjë askush.
Gjatë një bashkëbisedimi live në Facebook, kreu i qeverisë tha se nuk mund të mos përfshihemi në krizë, pasi lufta na prek të gjithëve.
Edi Rama: Lufta i kap të gjithë, në vendet fqinje është rritur energjia. Duke mos e rritur energjinë, ne subvencionojmë 80% dhe janë miliona, nga dalin këto se mirë do ishte që ti hiqnim të gjitha por me çfarë i financojmë pastaj.
Nuk rimbursohen luftëtarët sepse po të mos ishim ne në NATO do të ishim pre e lehtë fare për këdo, por ne nuk na bën dot asgjë askush, ndaj historia nuk trajtohet kështu. Unë po ju them që nuk bën njeriu kështu, të shkojë deri në pikën që të thojë çfarë na duhet ne, për çfarë, çfarë ka ndodhur kaq e rëndë, kaq e tmerrshme, të tjerë po vriten rrugëve, nuk e dinë a do kenë më atdhe.
Është e vërtetë, ne e kemi tek nafta një taksë që të tjerët e kanë veç dhe nuk mendoj që nëse e nxjerrim veç bëjmë një gjë të mirë dhe ka një qëllim pse është vendosur ajo. E di ti që në Maqedoni e Kosovë paguajnë 10% taksë. Nuk them që zgjidhja jonë është më e përsosura, por nuk mund të hyjmë në luftë për faktet. Pikërisht se kemi rroga më të ulëta, rroga në Shqipëri 300 mijë lekë është minimalja, ndërkohë qeveria subvencionon familjet që kanë të ardhura të ulëta. Taksa mbi rrogat e bizneset e vogla janë fare minimale. Ta heqim taksën tek nafta dhe ta vëmë tek rroga? Po pyetini miqtë e të afërmit që keni në Itali, si po ndihen në këto momente, si po ndihen me të ardhurat.
Top Channel