Deputeti socialist Erion Braçe shprehet kundër propozimit të PS për reformën territoriale-administrative, duke thënë se nuk duhet të jetë vetëm një proces teknik, por një proces që vendos në qendër qytetarët.
Ai kundërshton mënyrën se si është propozuar bashkimi i disa bashkive, veçanërisht Policanit, Divjakës dhe Libohovës..
Sipas tij, para se të merren vendime përfundimtare, duhet të dëgjohen banorët, t’u shpjegohen arsyet e reformës, të merren në konsideratë argumentet dhe shqetësimet e tyre dhe të reflektohet mbi to. Ai thekson se këto qytete kanë histori, identitet dhe zhvillim të rëndësishëm ekonomik e shoqëror, ndaj nuk duhen trajtuar si njësi administrative pa peshë.
Në përfundim, Braçe bën thirrje për qetësi, dialog dhe një proces vendimmarrjeje që respekton njerëzit dhe komunitetet e prekura nga reforma.
Reagimi i Braçes:
Une mendoj se tani eshte koha TE DEGJOJME NJEREZIT. Jo thjesht udheheqesit e ketyre bashkive, por njerezit-ata nuk jane degjuar dhe ky eshte problem. Te ndajme me ta INFORMACION per arsyet dhe cfare ndodh me ta, me njerezit pas kesaj ndarje; TE DEGJOJME MENDIMET E TYRE, ARGUMENTAT E TYRE, TI DEBATOJME ME TA, TE REFLEKTOJME! Eshte detyrim i procesit ky.
Kini parasysh qe nuk kemi te bejme me tre njesi administrative te humbura e mbaruara;
LIBOHOVA ka qene nenprefekture qe ne vitin 1914, ka qene aty qe nga shekulli i katert para eres sone; ka qene qytet perjete se sic thoshte MOIKOMI I MADH nuk ka fshat me kala dhe kulle sahati;
DIVJAKA apo ARNISA E PERJETSHME ka qene aty ne 500 vitet te fundit e me heret; eshte zhvilluar aq shume ne 12 vitet e fundit nga pikpamja ekonomike dhe e prodhimit, infrastrukturore, sociale sa e ka bere shume here Lushnjen te duket shuuume prapa, mbetur prapa;
POLICANI eshte nje qytet i ndertuar per nevoja strategjike te INDUSTRISE USHTARAKE per te cilen jo vetem flitet por edhe ka nevoje jetike tani dhe ai-POLICANI eshte gati; nuk mund te jete vetem Tirana ekonomia e ketij vendi ne cdo dege.
Pra;
Duhet qetesi e mencuri per te degjuar NJEREZIT; duhet te degjojme ne se pari, pastaj njeri tjetrin.
Ka argumenta plot per te kembyer dhe ky nuk eshte kurre nje proces i ftohte teknik, por mbi te gjitha njerezor.
Top Channel