Plagosën me armë Admir Bajrin në Shkodër/ Makina që përdorën autorët (Foto)
10/03/2022 09:46
Top Channel ka siguruar foton e makinës që përdorën autorët, të cilët plagosën Admir Bajrin mbrëmjen e së mërkurës në lagjen “Dobraç” të Shkodrës.
Ata e kanë ruajtur Bajrin dhe në momentin që i janë afruar kanë qëlluar ndaj tij disa herë me armë zjarri.
Tre plumba e kanë prekur 38-vjeçarin, por pas ndihmës mjekësore, ai ndodhet në spitalin rajonal të Shkodrës, në gjendje të stabilizuar.
Makina që përdorën autorët dyshohet se është e vjedhur dy vite më parë në Tiranë.
Policia ende nuk ka mundur të arrestojë autorët, ndërsa por po punon për zbardhjen e ngjarjes.
Top Channel