Prej kohësh ukrainasit anembanë botës, janë në kërkim të paqes për vendin e tyre, mes lutjeve, ndihmës ndaj ushtrisë apo edhe armëve. E megjithatë jo për të gjithë situata është e njëjtë. Në Shqipëri një ndër të paktit e mbetur është volejbollisti i Erzenit të Shijakut Stanislav Azarov.
Me mendjen tek familja e tij ai ende është në pritje të kthimit në vendlindjen e tij, ku e pret familja. Në një rrëfim të tijin për Top Channel, Azarov tregon momentin e ankthit, mes sportit dhe luftës, por të mbushur me siguri nga miqtë e tij shqiptarë.
Sanislav Azarov: Familja ime është në Ukrainë dhe unë e kam shumë të vështirë të luaj këtu ndërkohë që atje është luftë. Flas cdo ditë në telefon me ta, shoh lajmet, situata është shumë e keqe. Shumë njerëz atje po humbasin jetën dhe ndonjëherë mendoj të kthehem. Njerëzit këtu më thonë; “Sanislav nëse të duhet diçka apo ke nevojë për diçka na thuaj.” Më vjen mirë që të gjithë jemi bashkë dhe të gjithë duam që kjo luftë të mbarojë.
Po ku ndodhet familja jote dhe sa e rrezikuar është?
Sanislav Azarov: Familja ime është Dnjepri, për momentin nuk e kanë sulmuar, por shumë pranë nesh kanë hedhur bomba në Kharkiv. Çdo mbërmje bie sirenat e luftës dhe çdo mëngjes edhe unë këtu zgjohem me një mix emocionesh, ndihem nervoz. Një ndjenjë shumë e keqe.
Ke menduar të shkosh atje?
Sanislav Azarov: Eshtë shumë e vështirë që të shkosh, edhe nëse e mendoj skam se si të shkoj të gjitha rrugët janë të mbyllura, prindërit më thonë që të qëndroj këtu. Por unë dua të shkoj në shtëpi, dua të ndihmoj vendin tim, unë kam lindur atje, jam krenar që jam ukrainas. Nëse do të isha në Ukrainë tani do të isha në luftë. Nuk kam frikë, ai është vendi im.
Keni miq rus? Kemi pasur ndonjë shok skuadre në karrierë?
Sanislav Azarov: Kam patur koleg bashkëlojtarë rus, por pasi ka filluar lufta nuk flas më me ta. Kjo është diçka politike, dikur ne quheshim vëllezër, rus dhe ukrainas, por tani befas filloi lufta. Unë nga ky moment nuk kam më shok rus. Nëse një rus do të më thotë mik, unë do t’i jem jo, jo…
Si janë ditët e tua këtu në Shqipëri?
Sanislav Azarov: Çdo ditë zgjohem dhe lutem, “Të lutem Zot, ndaloje këtë luftë.” Dua të kthehem në shtëpi..
Top Channel