Prej disa ditësh, Llogaraja e mbuluar nga dëbora ka krijuar një pamje me të vërtetë mahnitëse

09/03/2022 19:57

Dëbora në muajin Mars për këtë zonë nuk është e zakonshme por pavarësisht këtij fakti numri i turistëve nuk është shumë i lartë. Janë kryesisht turistë të huaj që e përshkojnë këtë zonë me biçikletë ndërkohë që turistët vendas janë më të ulët në numër, pothuajse fare.

Të surpizuar kanë mbetur  një çift nga Gjermania që janë në Llogara. Ҫifti gjerman surpizohen teksa përshkojnë kilometrat  me biçikletën e tyre në vende me dëborë pranë vendeve bregdetare.

Chiron:  Hera e parë që ndodhem në Shqipëri dhe pamja det, mal, borë është e mrekullueshme.

Ndërkohë administratorë të lokaleve shprehen se pavarësisht reshjeve, turistët mungojnë krahasuar me vitet e tjera. Rritja e çmimit të karburanteve duket se ka frenuar ndjeshëm turistët vendas për tu drejtuar në Llogara.

Llogaraja, këto ditë pavarësisht temperaturave të ulëta ofron një pamje të mrekullueshme ndërsa ka shpresë se numri i turistëve do të rritet në ditët në vijim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA