Koncert në mes të bombave: Orkestra e Kievit në rrugë kundër marrëzisë

09/03/2022 18:40

Nën drejtimin e dirigjentit Herman Makarenko, muzikantët e orkestrës së Kievit mbushen sheshin kryesor të tij me tingujt e muzikës klasike, duke sfiduar marrëzinë e luftës së paprovokuar ruse ndaj Ukrainës.

Kjo ishte një nismë për paqen, dhe një apel prekës për qeveritë botërore që të mos e harrojnë Ukrainën, por të ndihmojnë që këtij konflikti të përgjakshëm t`i jepet fund sa më parë.

“Ky koncert është një aksion për paqen, gjëja më e rëndësihme që ekziston për njerëzimin e ditëve tona. Përmes tij, ne deshëm të mbeshtesnim presidentin Volodymyr Zelensky i cili i ka telefonuar pa reshtur qeverive nëpër botë duke i kërkuar ta ndalojnë luftën në Ukrainë”, tha Herman Makarenko, dirigjent i Orkestrës Klasike të Kievit.

Zelensky ndërkohë edhe një herë i bëri thirrje perëndimit duke thënë se nëse nuk shpallet zona e ndalim-fluturimit për të mbrojtur Ukrainën, komuniteti ndërkombëtar do të jetë përgjegjës për një katastrofë të madhe humanitare. në ditën e 14-të të luftës, u shpreh ai, Rusia ka rritur shkallën e sulmeve dhe bota nuk mund të qëndrojë duarkryq. Moska po përdor raketa, aeroplanë dhe helikopterë kundër nesh, kundër civilëve, kundër qyteteve tona, kundër infrastrukturës tonë. “Është detyrë humanitare e botës që të përgjigjet”, deklaroi ai. NATO-ja ka hedhur poshtë mundësinë e zbatimit të ndalim-fluturimit për shkak të shqetësimeve të përballjes së drejtpërdrejtë me Rusinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA