Ekipi i Top Channel po udhëton drejt Kievit dhe Odesës këtë të mërkurë.

Gazetari Artur Bibe po udhëton drejt Kievit me tren, ndërsa operatori Ilia Poçi është drejt Odesës.

Bibe e përshkruan situatën të qetë, ndërsa ukrainasit po evakuohen drejt vendeve të tjera për t’i shpëtuar luftës. Ai thekson se mijëra ukrainas që jetojnë jashtë, po kthehen për të mbrojtur në vendin e tyre.

“Qyteti po rrethohet, ndërkohë që rusët njoftuan armëpushim dhe leje evakuimi për Karkovën, Sumy dhe Kievin. Situata është e qetë. Njerëzit janë optimistë sepse besojnë se me armët e tyre do ta mundin agresorin. Ajo që kam vënë re është dëshira për t’u kthyer dhe për të luftuar për vendin e tyre. Mijëra ukrainas nga jashtë po kthehen”, tha Bibe.

Top Channel do të raportojë çdo detaj të gjendjes aktuale në vijim në dy qytetet.

Sot jemi në ditën e 14-të luftës në Ukrainë, ndërsa Rusia ka premtuar armëpushim dhe hapjen e korridoreve humanitare për evakuimin e civilëve.

Vendet perëndimore po synojnë eksportet e naftës të Rusisë ndërsa pushtimi i Ukrainës nga Rusia ka detyruar të paktën dy milionë refugjatë të largohen nga vendi.

Një  evakuim i përkohshëm  nga qyteti verilindor i Ukrainës, Sumy u bë pasi një sulm ajror rus vrau 21 persona, sipas autoriteteve ukrainase. Rreth 5,000 njerëz u larguan nga qyteti të martën, sipas  zyrtarit ukrainas.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov pritet të takohet të enjten me homologun e tij ukrainas, Dmytro Kuleba në Turqi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA