Premier League ka pezulluar marrëveshjen e transmetimit të kampionatit anglez me Rusinë pas agresionit ushtarak ndaj Ukrainës fqinje. Ky vendim do të hyjë në fuqi menjëherë, që do të thotë se katër ndeshjet e së enjtes nuk do të transmetohen në vend.
Të drejtat televizive për Premier League ishin në pronësi të Rambler Group. Kompania ishte në vitin e saj të fundit të një marrëveshjeje trevjeçare për transmetimin e ndeshjeve në Rusi.
Premier League thotë se dënon pushtimin rus të Ukrainës dhe se klubet e saj ranë dakord unanimisht për këtë veprim.
Fundjavën e kaluar, klubet e Premier League-s treguan solidaritet me Ukrainën pasi kapitenët mbanin shirita të veçantë me ngjyrat e flamurit ukrainas, ndërsa ekranet e stadiumeve shfaqnin sloganin “Futbolli na bashkon”.
Top Channel