Prokurori federal i Gjermanisë ka nisur një hetim për krimet e luftës të kryera nga trupat ruse në pushtimin ndaj Ukrainës.
“Zyra e Prokurorisë Federale ka hapur një të ashtuquajtur hetim strukturor në lidhje me konfliktin e armatosur ndërkombëtar midis Rusisë dhe Ukrainës”, thuhet në një deklaratë dërguar CNN.
Deklarata shton më tej se ka fakte konkrete se operacioni i ushtrisë ruse në Ukrainë, ka kryer krime lufte ndaj civilëve ukrainas.
“Hetimi strukturor synon të mbledhë prova për krimet e dyshuara dhe të identifikojë strukturat pas tyre. Provat më pas mund të përdoren në procedurat penale të ardhshme kundër të dyshuarve individualë,” shpjegoi prokurori federal i Gjermanisë për CNN.
Gjermania ka ndjekur në mënyrë të përsëritur mizoritë e kryera jashtë vendit, përfshirë edhe krimet e luftës në Siri. Në janar, një gjykatë gjermane dënoi një ish kolonel të ushtrisë siriane me burgim të përjetshëm, në gjyqin e parë të torturës kundër regjimit të presidentit Bashar al-Assad.
Top Channel