Mediat botërore jehonë propozimit të Veliajt për të emërtuar rrugën pranë ambasadës ruse me emrin “Ukraina e Lirë”

07/03/2022 20:39

Këshilli Bashkiak i Tiranës emërtoi sot një rrugë me emrin “Ukraina e lirë”, si shenjë solidariteti me rezistencën e Ukrainës kundrejt pushtimit rus.

Lajmi ka tërhequr vëmendjen e mediave më të rëndësishme botërore, si Associated Press, Reuters, The Telegraph, Washington Post e shumë të tjera.

Në shkrimin e tyre, mediat e huaja bëjnë me dije se Këshilli Bashkiak i Tiranës, apo parlamenti i qytetit, votoi unanimisht për të riemërtuar një rrugë kryesore në kryeqytet ku kanë selitë ambasadat e Ukrainës, Rusisë, Serbisë dhe Kosovës.

“Ne kemi ditur të rreshtohemi në anën e drejtë dhe të lavdishme të historisë së botës, ashtu siç bëmë me hebrenjtë dikur, me afganët dje, apo me ukrainasit sot,” tha Veliaj. Shqipëria ishte i vetmi vend gjatë Luftës së Dytë Botërore që në fund të saj pati më shumë hebrenj sesa në fillimin e luftës, duke u ofruar atyre strehë nga persekutimi nazist. Shqipëria ishte vendi i parë që u ofroi strehim afganëve që u larguan nga vendi i tyre pasi regjimi Taliban erdhi në pushtet”, theksojnë mediat më të njohura ndërkombëtare.

FOTO GALERI
1/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA