“Luftë dixhitale ndaj Rusisë!”, zbulohet hapi i radhës nga ministri ukrainas

07/03/2022 11:36

Ministri ukrainas Mykhailo Fedorov nuk ka ndenjur duarkryq ndërkohë që vendi i tij përfshihet nga bombardimet e vazhueshme nga sulmet ruse.

Nga streha e tij nëntokësore në një vend sekret në Kiev, siç raporton BBC, Fedorov po bën një luftë dixhitale kundër Rusisë, duke përdorur armën e tij të preferuar, mediat sociale.

Po sipas BBC, Fedorov u ka kërkuar shefave ekzekutivë të bizneseve të mëdha të ndërpresin lidhjet me Moskën dhe ka ndërmarrë lëvizjen e paprecedentë të krijimit të një “Ushtrie IT të Ukrainës” vullnetare për të nisur sulme kibernetike kundër saj.

Më tej ai u ka dërguar një letër zyrtare kompanive më të mëdha teknologjike botërore duke i bërë presion që të të bojkotojnë veprimtarinë e tyre në Rusi. Ndër to përmendim: Apple, Google, Meta, Tëitter, YouTube, Microsoft, Sony, Oracle etj. Fedorov më pas poston letrat e tij në mediat sociale në mënyrë që bota të mund t’i shohë, plus disa nga përgjigjet.

Ndërkohë, ditën e sotme,  Ministria ruse e Mbrojtjes tha se do të ndalojë të shtënat të hënën, për të lejuar civilët të largohen nga shtëpitë e tyre në qytetet ukrainase të Kievit, Kharkiv, Sumy dhe Mariupol.

Top Channel