Arteta: Penalltia e humbur në “Euro 2020”, e shkëlqyer për karrierën e Saka

07/03/2022 09:44

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, mendon se humbja e penalltisë nga Bukayo Saka në finalen e “Euro 2020” ishte “e shkëlqyer për karrierën e tij”. Këtë deklarate trajneri spanjoll e dha pas fitores 2-3 në fushën e Watfordit, sfidë në të cilin talenti anglez pati një rol kyç.

Saka dha pasin vendimtar në rastin e golit të parë të shënuar nga Odegaard në “Vicarage Road”, më pas ktheu epërsinë e “Topçinjve” (Watfordi kishte barazuar) pas një kombinim perfekt me Lacazatte.

Saka ishte sulmues me fjalë raciste pas “Euro 2020”, bashkë me Sanchon dhe Rashford, që gjithashtu gabuan përballë Donnarummas në finale, por sipas Artetas, ky moment i vështirë e ka forcuar karakterin e tij.

“Mendoj se Bukayo Saka kishte një përvojë në verë që nuk do të donin ta kishin kaluar shumë lojtarë të tjerë. Mendoj se ishte përvojë e mrekullueshme për karrierën e tij, sepse bota e futbollit tregoi se sa shumë e pëlqen dhe sa e respektojnë atë”, – tha Arteta.

“Mendoj se ishte një shtysë e madhe për të që të kuptonte në momente të vështira se njerëzit do t’i japin mbështetje dhe klubi bëri saktësisht të njëjtën gjë si bashkëlojtarët e tij. Ajo që ai tashmë po bën është fenomenale. Futbolli është prioriteti i tij në jetë dhe ju mund ta shihni këtë çdo ditë në stërvitje. Duhet të vazhdojë të sillet dhe të jetojë ashtu siç po bën.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA