Numri i viktimave të aksidentit tragjik të ndodhur mesnatën e mbrëmshme në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot ka shkuar në pesë.
Rudina Haka është 34-vjeçarja që humbi jetën sot në spital.
Një natë më parë ndërruan jetë shoferët Alfred Dika, 39 vjeç dhe Artan Alushi, 30-vjeç, si edhe dy pasagjerët Shkumbin Brati, 20-vjeç dhe Almenia Karaj, 16-vjeçe, që ndodheshin në automjetin që drejtonte Alfred Alushi dhe 34-vjeçarja, Rudina Haka.
Shkak i aksidentit dyshohet shpejtësia dhe parakalimi i gabuar.
Festa e fejesës së dy të rinjve është kthyer në tragjedi, pasi pak pas mesnate u përfshinë në aksident në aksin Fushë-Krujë-Milot.
Viktima kanë mbetur çifti i të rinjve Shkumbin Brati, 20 vjeç dhe Almeina Karaj, 16 vjeçe.
Nga përplasja e fortë e dy makinave, ka humbur jetën edhe drejtuesi i makinës ku ishin dy të rinjtë Artan Alushi, 30-vjeç si dhe shoferi i makinës tjetër Alfred Dika, 39-vjeç.
34-vjeçarja, Rudina Haka, e cila u dërgua në spital në gjendje të rëndë, ndërroi jetë sot për shkak të plagëve të marra. Ajo ndodhej në makinën e Artan Alushit dhe ishte ulur në vendin e parë te makina tip ‘Golf’.
Top Channel