Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Ada, mund të rikthehet në program.

Ajo la emisionin disa muaj më parë, pasi në rrjetet sociale qarkulluan foto të saj dhe Edi duke kaluar momente së bashku jashtë emisionit, në shkelje të rregullave të “Për’puthen”.

Këtë të shtunë, në një lidhje me studion e “Për’puthen Prime”, Ada tha se me Edin tani janë vetëm shokë, duke shtuar se është ‘single’. Moderatorja Bora Zemani e ftoi të rikthehet sërish në emision, në kërkim të dashurisë. Pasi mori pëlqimin e shumicës së konkurrentëve në “Për’puthen”, ajo tha se do të vijë në studio javën që vjen.

FOTO GALERI
2/21

Top Channel