Melinda Gates thotë se ‘po hyn në botën e njohjeve të reja’ pas divorcit: Epstein ishte personifikim i djallit (fotot)

04/03/2022 21:12

Melinda Gates ka thënë së fundmi se “ka nisur të hyjë përsëri në botën e njohjeve të reja” disa muaj pas njofitmit të ndarjes nga bashkëshorti Bill.

57 vjeçarja tha në një intervistë me rrjetin CBS se “sigurisht” që është e hapur për të gjetur dashuri madje ka njohur tashmë disa ‘kandidatë të mundshëm’.

“Është interesante, kam nisur ‘të fus gishtin pak’ dhe më duket se nuk është keq”, tha ajo duke iu referuar nisjes së njohjeve me përspektivë për intimitet të mundshëm.

Gruaja dukej e çliruar pas divorcit me një prej njerëzve më të pasur të botës dhe përmendi miqësinë e dyshimtë të tij me pedofilin famëkeq Jeffrey Epstein duke thënë se Bill kishte vazhduar të takohej me të edhe pasi i kishte thënë se Epstein i shkaktonte makthe natën.

Melinda tregoi në intervistën me CBS Mornings se kishte insistuar të takohej me Epstein në vitin 2011 për të parë se “çfarë lloj njeriu ishte”.

“Ia kisha bërë të qartë se nuk doja të takohej me Jeffrey Epstein. Kur unë u takova me të u pendova në momentin e parë që hyra në derë.”

“Ishte i urryer, personifikim i djallit. Më pas ai takim më shkaktonte makthe. Prandaj më thyhet zemra për vajzat e reja. Këtë ndjeva, dhe unë jam një grua e moshuar, ishte njeri i urryer”.

Melinda sugjeronte se Bill duhet të përgjigjej për të gjitha herët që ishte takuar me Epstein, dhe shtonte se kjo kishte kontribuar te divorci.

“Ishin shumë gjëra që çuan te divorci, por pyetjet mbeteshin për takimet e Bill me të. Ia kisha bërë të qartë se si ndjehesha për të”.

Mes të tjerash në intervistë Melinda zbulonte se ajo dhe Bill janë ‘në terma miqësorë’ por nuk janë miq, dhe sugjeroi se ai kishte pasur më shumë se një histori tradhtie gjatë martesës së tyre 27 vjeçare.

“Unë besoj te falja. Mendoja se i kishin zgjidhur disa probleme të këtij lloji. Unë dhashë gjithçka për martesën, u përkushtova qe nga disa e parë e fejesës”.

Divorci mes të dyve u finalizua privatisht në gusht në Uashington – ku është dhe selia kryesore e  Gates Foundation.

Asokohe pasuria e Bill ishte rreth $152 miliardë dhe Melinda ka marrë rreth 50 përqind, pa përfshirë pronat e pafundme të patundshme të ish-bashkëshortit.

FOTO GALERI
1/19
Melinda French Gates përsëri do të shpërndajë shumicën e pasurisë së saj për bamirësi, por jo me fondacionin Gates

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA