Abdyl Sinani, ka gjysmë shekulli që punon si teknolog i sigurisë ushqimore. Në vitin 1990, atëherë kur ndodhi dhe kriza e parë e grurit, Abdyli në atë kohë mbante postin si zëvendës Ministër Bujqësie në qeverinë e Ylli Bufit.
Ai kujton se si informacioni qe I dha kryeministrit, ishte shkaku i deklaratës se famshme te Ylli Bufit se Shqipëria edhe 6 ditë bukë kishte”. Kjo deklaratë jo pak trazira 32 vite më parë.
“Kriza e parë ka filluar në vitin 1990. Kishim vetëm 8 mijë ton grurë në Lushnjë, 10 mijë ton grurë në Fier, ndërkohë që hanim 3 mijë ton në ditë. Pra i bie që kishte 5-6 ditë. Dhe ne thamë që Shqipëria ka vetëm 6 ditë bukë. Deklaratën e tha Kryeministri në momentin që mbledhja e qeverisë do të bëhej në orën 6:00. Pasi i thash unë që 6 ditë kemi, ai tha cfarë qeverie do të prishni ju, kur 6 ditë buke kemi” , tha Abdyl Sinani, Ekspert i Sigurisë Ushqimore.
Shqiptarët pasi kishin kaluar diktaturën, në demokraci duhet të përballeshin me mungesën e bukës.
” Unë isha drejtor i përgjithshëm i grumbullimeve atëherë vinin kryetarët e bashkive nga të gjitha rrethet dhe donin grurë. Grurë-grurë,por grurë nuk kishte. Kjo bëri një gjendje të jashtëzakonshme rrëmbyen gjithçka që kishin, thyen dyqanet “, tha Sinani.
Por e gjithë kjo ishte e panevojshme.
” Në këtë fazë menjëherë u ndërhy dhe filluan të na ndihmonin shtetet. Ndihma e parë ishte në Hungari, Turqi, Greqi. Filloi të vinte gruri” , tha Sinani.
Ndërsa pas 32 vitesh, fabrikat e miellit po përballen më një tjetër krizë, kësaj herë gruri nuk mungon, por kushton më shumë. Lufta në Ukraina bëri që çmimi I grurit të rritet 40 % më tepër.
” Tani fabrikantët tanë po bashkëpunojnë shumë bukur me Francën, Hungarinë për të marrë grurë andej. Në ketë situatë lufte ne nuk marrim grurë si të vijë,por grurë të kontrolluar që të kenë cilësinë dhe t’i përshtaten prodhimit tonë. Këtu kemi 12,5 % proteinë, niveli më i lartë proteinës”, tha Sinani.
Çmimi i bukës do të rritet. Përveç efektin të luftës, vendimi I qeverisë për të ndryshuar çmimin e energjisë elektrike do të rëndojnë në xhepin e konsumatorëve. Pas 1 janarit fabrikave të miellit, energjia elektrike u kushton dyfish me tepër.
Top Channel