“Mos bëni zhurmë se…”/ Zbardhet dosja e prokurorisë për krimin në Ksamil, dëshmia e shokut të 20-vjeçarit: Vata më goditi me thikë në këmbë dhe më shau nga nëna, pastaj goditi në zemër Migelin Një vatër e madhe zjarri u shfaq pasditen e sotme në territorin e bashkisë së Belshit pranë fshatrave Seferan e Merhojë.
Të favorizuara nga temperaturat e larta dhe era e fortë, flakët janë përhapur me shpejtësi në disa drejtime, duke përfshirë sipërfaqe të konsiderueshme me ullinj, shkurre, bimësi dhe parcela bujqësore.
Ndërhyrja e menjëhershme e zjarrfikëse bëri të mundur izolimin e flakëve dhe fikjen totale të zjarrit.
Shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta. Pritet që grupet hetimore dhe ekspertët përkatës të kryejnë verifikimet në terren për të përcaktuar origjinën e tij.
Vetëm një ditë më parë Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile paralajmëroi rrezik të lartë nga zjarret në qarkun e Elbasanit këtë fundjavë.
Top Channel
“Mos bëni zhurmë se…”/ Zbardhet dosja e prokurorisë për krimin në Ksamil, dëshmia e shokut të 20-vjeçarit: Vata më goditi me thikë në këmbë dhe më shau nga nëna, pastaj goditi në zemër Migelin