Fotot/ Nëntoka e Kievit e mbushur me jetë të pafajshme

03/03/2022 14:12

Banorët e Kievit të të gjitha moshave, të rritur, të moshuar dhe fëmijë  iu drejtuan sërish nëntokës, ndërsa kryeqyteti vijon të jetë nën shënjestrën e sulmeve ruse.

1500 qytetarë po strehohen në stacionet e metrosë që po përdoren si strehë për t’u shpëtuar bombave.

Disa arritën të flinin, ndërsa të tjerët u përpoqën të qetësonin dhe argëtonin fëmijët e vegjël, të cilët kanë parë tmerrin me sy.

Katër shpërthime të mëdha u dëgjuan gjatë natës dhe u kapën në video nga dëshmitarët, megjithëse nuk është e qartë se cilat ishin objektivat apo nëse kishte viktima.

Korrespondentët e BBC thanë se shpërthimet mund të dëgjoheshin nga dy kate nën tokë.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel