
23/03 13:58
Banorët e Kievit të të gjitha moshave, të rritur, të moshuar dhe fëmijë iu drejtuan sërish nëntokës, ndërsa kryeqyteti vijon të jetë nën shënjestrën e sulmeve ruse.
1500 qytetarë po strehohen në stacionet e metrosë që po përdoren si strehë për t’u shpëtuar bombave.
Disa arritën të flinin, ndërsa të tjerët u përpoqën të qetësonin dhe argëtonin fëmijët e vegjël, të cilët kanë parë tmerrin me sy.
Katër shpërthime të mëdha u dëgjuan gjatë natës dhe u kapën në video nga dëshmitarët, megjithëse nuk është e qartë se cilat ishin objektivat apo nëse kishte viktima.
Korrespondentët e BBC thanë se shpërthimet mund të dëgjoheshin nga dy kate nën tokë.
Top Channel