Si të shpëtoni një marrëdhënie që po shkon drejt fundit? Terapistët zbulojnë shenjat dhe mënyrat për ta rindërtuar
Në emisionin “Shqipëria Live” është folur për tekstet muzikore që përcjellin gjuhë seksiste.
Reperi nga Tetova, i njohur me emrin e artit S4MM u shpreh se ka sjellë dhe projekte muzikore që i dedikohen dashurisë, por publiku pëlqen më shumë tekstet banale.
“Unë mendoj se tek kjo këngë është emocioni dhe adrenalina që i bën fjalët të rënda de të kapin vëmendje më shumë. Ndoshta hip hop e ka atë mënyrë. Që në fillim, zhaneri nuk ka qenë për komercial.
Muzikën më të famshme timen e ka titullin “Dashuri” por nuk e di pse shqiptarët kapen tek këngët me tekst më banal. Jam bërë i njohur me këngën “Medelina” që është në Kolumbi dhe është bërë kokaina”, tha S4MM.
I pyetur nëse ekziston perceptimi që nuk je i kohës nëse nuk bën klip me vajza të zhveshura, drogë ose armë, reperi tha:
“Mund të bëhesh hit edhe pa i folur këto gjëra, por shumica e të rinjve që bëjnë hip hop shkojnë në këtë rrugë se është më e lehta.”
Top Channel