Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Qerret Durrës, ku një automjet me drejtues shtetasin A. D., 37 vjeç, ka humbur kontrollin dhe ka përplasur 3 shtetas këmbësor ende të pa identifikuar.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën një shtetase, ndërsa 2 shtetasit e tjerë ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Paraprakisht deklarohet se viktima është rreth 17 vjeç, ndërsa autori i aksidentit ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve dhe pritet të merret në pyetje nga policia.

Sipas burimeve policore, Algert Dushi është drejtuesi i mjetit që aksidentoi 3 këmbësorët. Nga hetimet paraprake rezulton se mjeti i tij është përplasur me një tjetër mjet dhe ka humbur drejtimin e mjetit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA