U larguan nga lufta! Neli mbërrin në Gjermani me djalin e vogël, strehohen në shtëpinë e gruas shqiptare

28/02/2022 10:56

Neli, disa ditë më parë kontaktoi me Top Channel për të kërkuar ndihmë që së bashku me djalin e saj, Ervinin të largoheshin nga Ukraina, pasi nisi pushtimi rus.

Shaip Pacolli është shqiptar i Kosovës i cili së bashku me familjen jeton në Gjermani. Ai shkoi në kufirin midis Polonisë dhe Ukrainës për të marrë Nelin dhe Ervinin e vogël.

Mbrëmjen e kaluar, Shaipi, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” njoftoi se të tre kanë mbërritur në Gjermani shëndoshë e mirë.

Nili dhe Ervinin do të qëndrojnë në shtëpinë e një gruaje, Vjollcës, që i hapi dyert në këtë periudhë të vështirë për ta, ndërsa shpreson që lufta të mbarojë sa më shpejt e të bashkohen me familjarët që kanë në Ukrainë.

Postimi i Shaip Pacollit:

Një falenderim shumë të veçantë për nipin tim Fatbardhin që më shoqëroi gjatë gjithë kohës.
Vjollca Kaciu një Mike e vërtet me zemër të Madhe, gazetaren nga Media Top Chanell Rudina Muça një gazetare e pashoqe, Anastasia shoqe e Nelit një Mike shumë e çmuar.

Vjollca, Rudina, Anastasia, Sanie Rexhaj, Vjollca Vocerinka VM, (nga Fulda, Tirana, Frankfurti, Istogu,  Nev Yorku) më kanë kontaktuar çdo orë dhe më kan përkrahur dhe ofruar ndihëm në çdo aspekt e mënyrë, faleminderit shumë nga të gjitha.

Por edhe nga të gjithë ata të tjerët që s’po kam mundësi t’i përmend veç e veç që janë të shumtë nga çdo cep i Botës, ju faleminderit shumë.

Edhe nga ju Media të nderuar ju faleminderit shumë, jeni me dhjetra që më keni kontaktuar interesimi ishte shumë i madh qe edhe s’kam mundur t’ju përgjigjem të gjithave ju kërkoj falje, por për keqardhje ju informoj publikisht që s’jamë i interesuar të prononcohem tek asnjë Media, Nelli me Ervinin janë mirë ajo është mas me rendësi.

Neli shprehi dëshirë të ishte afër Vjollcës, pasi që edhe Vjollca ishte këmbëngulëse dhe kishte dëshirë të madhe që të shkoj atje, unë e lash që të vendos vetë Neli se ku do të vendoset në Gjermani, mbasi dëshirën e kishte që të shkonte te Vjollca, unë e dërgova atje .

Të uroj çdo të mirë Ervin dhe Neli, dasht Zoti të bashkoheni sa më shpjet me familjarët që keni ende në luftë dhe të ndëgjoni lajme të mira nga ta.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel