Debati i ashpër mes Antonelës dhe Big Mamës për fjalët fyese në gjuhën serbe ka vijuar edhe në Post Big Brother. Ishte Big Mama që i tha Antonelës se po mashtron dhe u përpoq ta prekë në pikën më të dobët.

Antonela: Në mes të nuk e di sa kamera, askush nuk do shpikte asgjë se e përgënjeshtron veten dhe në asnjë moment nuk kam shpikur asgjë. Në një video ku duket se unë dhe Dagzi flasim në serbisht dhe Dagzi ma shpjegon që mos t’ja marr për keq se e përdorim në Kosovë.

Big Mama: Që nga fillimi nise të gënjesh.

Antonela: Unë kam një parim ose i vetmi në atë shtëpi ishte të mos e ofendoja dikë asnjëherë.

Big Mama: Versionin e vërtetë e ka marrë vesh e gjithë  shqiptaria. Nuk do ta jap mundësinë që të kesh përballë Big Mamën. Nuk jam mashtruese. Kur të kam sharë unë ty serbisht?

Antonela: Disa herë e ke bërë. E kishe shprehje. E shfrytëzove situatën se kishe koncert atë natë.

Big Mama: U mundove të më prekje në pikën më të dobët. Merre vesh sot e 100 vjet që nuk jam mashtruese e njeri që i fut njerëzit me u përla. I dal ballë fjalëve që i them. Për shkak të Arbanës kam pranuar të jem këtu.

Antonela: As rruga mos më bashkoftë me ty. E dija shumë mirë se si do të ndodhte me një person të tillë.

FOTO GALERI
2/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA