Rusia nis luftën/ Bombardon Ukrainën, të rënët e parë janë ushtarë. Njerëzit e frikësuar në radhë të gjata me makina, fluturime nuk ka

24/02/2022 12:31

Vladimir Putin e urdhëroi në orën 5:55 të mëngjesit me orën e Moskës nisjen e mësymjes në Ukrainë, dhe granatat e raketat e para u lëshuan vetëm disa minuta më vonë. Sirenat e emergjencës gjëmuan në kryeqytetin ukrainas, Kiev.

Të tmerruar, njerëzit kanë nxituar të largohen prej andej. Një numër i madh makinash janë parë nëpër rrugë, teksa paniku i ka përfshirë banorët e Kievit.

Ata që nuk janë larguar, iu drejtuan me nxitim bodrumeve, ndërsa stacionet e metrosë së Kievit gjithashtu raportohet se po kthehen në bunkerë të improvizuar. Dëshmitarë okularë i kanë thënë CNN se stacionet se metrove janë mbushur me njerëz, që kanë marrë sasi të mëdha ushqimi me vete. “Stacionet janë plotë, “, tha një qytetar i Kievit. Dëshpërimi ka pushtuar banorët edhe në zona të tjera si qyteti Chuguev, ku bombardimet ruse kanë shkatërruar shtëpi e një trup i pajetë dergjet në rrugë i mbuluar me batanije.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyi, njoftoi me heret se Rusia kishte kryer sulme me raketa në infrastrukturën e Ukrainës dhe mbi rojet kufitare.

Përmes një postimi në Twitter, ai tha se ka biseduar me aleatët perëndimorë dhe se u ka bërë thirrje atyre që ta ndihmojnë vendin me mbrojtje dhe financa. Disa qytete ukrainase sakaq janë gjendje edhe nën një sulm kibernetik; një sërë Website-sh kanë rënë ndërsa ka edhe vështirësi komunikimi.

Biden premton hakmarrje, NATO mbledhje urgjente pas sulmit në Ukrainë!

Presidenti amerikan Joe Biden e dënoi me forcë sulmin e paprovokuar dhe të pajutistikuar të forcave ushtarake rusë në Ukrainë. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët po planifikojnë të vënë në jetë paralajmërimet për sanksionet dërrmuese që janë diskutuar prej javësh tashmë në përgjigje të një inkursioni të Moskës.

Biden: Presidenti Putin zgjodhi të ndiqte rrugën e një lufte të paramenduar e cila do të sjellë humbje katastrofike të jetëve njerëzore dhe vuajtje të mëdha. Vetëm Rusia është përgjegjëse për vdekjet dhe shkatërrimin që ky sulm do të sjellë. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët do të përgjigjen në mënyrë të njëzëshme e të vendosur. Bota do ta konsiderojë Rusinë pëgjegjëse për këtë që po bën.

Kancelari gjerman, Olaf Schoz e dënoi ashpër  sulmin. “Kjo është një ditë e tmerrshme për Ukrainën dhe një ditë e errët për Europën”, tha ai. Kancelari gjermana telefonoi me presidentin ukrainas dhe i siguroi solidaritetin e plotë të Gjermanisë. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka dënuar sulmin ndaj Ukrainës si një sulm të paturpshëm dhe pa pasur asnjë shkak. “Ky sulm “rrezikon jetën e shumë civilëve”, ka thënë Stoltenberg. Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von e dënoi sulmin rus “ashpërsisht”.

“Ne dënojmë sulmin e pajustifikuar të Rusisë në formën më të ashpër”, shkroi von der Leyen në Twitter. Bëhet e ditur të enjten, se ambasadorët e NATO-s zhvillojnë shpejt një takim krize. NATO ka thirrur këshillin transatlantiko-verior.

Kryeministri britanik Boris Johnson kërkoi mbledhjen urgjente të komitetit të emergjencës të qeverisë britanike, Cobra, per të diskutuar përgjigjen ndaj këtij të tmerrshëm, sic e quajti ai.

Shefi i politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, tha se masat e reja që do të diskutohen në një takim në orët e mbrëmjes të udhëheqësve të bllokut, do të jenë “paketa më e ashpër e sanksioneve që kemi zbatuar ndonjëherë”.

“Kjo është ndër orët më të errëta për Evropën që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore… Udhëheqja e Rusisë do të përballet me izolim të pashembullt”, tha ai, ndërsa paralajmëroi një paketë të re ndihmash për Ukrainën.

FOTO GALERI
6/30

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA