Svitiana Luzina është ukrainase që iu bashkua protestës paqësore që u zhvillua sot pranë ambasadës ruse ku u shpërndan mesazhe solidariteti për popullin ukrainas.
Svitiana e ka të pamundur të shkojë në Kiev atje ku ka djalin e saj 8 vjecar dhe dy prindërit, por në mes të kësaj situate të vështirë ajo shpreson se do të mund të shkojë pranë familjes.
“Unë jam nga Kievi, kam prindërit dhe djalin atje, ai është 8 vjec. Une jam këtu në Shqipëri sepse bashkëshorti im punon në ambasadën e Ukrainës dhe unë jam këtu me të. Unë sigurisht do iki në Ukrainë por tani nuk është e mundur por besoj se mund t’ia dal të shkoj atje ndoshta javës tjetër.”
Edhe pse e kishte të vështirë ta besonte se dicka e tillë do të ndodhte, tashmë shpresa e Svitlanës qëndron tek populli rus, ku sipas saj ata janë të vetmit që mund tê ndalojnë sulmet qe kanë nisur.
“Po kam komunikim me djalin dhe prindërit e mi. Përpiqem të mbaj telefonin gjithë kohës në dorë. Është një situatë shumë e vështirë. Dje i thashë bashkëshortit që nuk është e mundur por sot që shohim cfarë ka ndodhur, është një situatë shumë e vështirë. Unë besoj se vetëm qytetaret rus mund ta ndalojnë atë dhe ju lutem jo luftë, unë besoj se cdo gjë do të jetë mirë, shpresoje.”
Me telefonin tërë kohës në dorë, Svetlana përpiqet tu japi forcë familjarëve të saj që ndodhen në Kiev.
“Është shumë vështirë të dëgjosh, të lexosh apo të marrësh informacione nga prindërit. Nuk ka vend për panik. Nuk është e lehtë por e kuptoj që edhe paniku është armik prandja duhet të jemi të fortë, duhet të jemi të fortë.”
Top Channel