24 shkurti në Kiev! Si qetësia e natës u shndërrua në frikë e panik?

24/02/2022 22:27

Filloi para agimit. Një sulm ndaj Ukrainës. Një sulm në Evropë…

Pas disa javësh, të mbushura me premtime nga presidenti Vladimir Putin se nuk do të sulmojë Ukrainën, të enjten në mëngjes granatat e raketat e para u lëshuan në kryeqytetin ukrainas, Kiev.

Brenda pak minutash objektivat ishin goditur gjithandej. Nga aeroportet në perëndim dhe jug deri te disa blloqe apartamentesh në lindje. Raketat e lëshuara nga brenda Rusisë goditën periferinë e qytetit të dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv.

Së shpejti kolonat e blinduara kaluan në vend nga Krimea në jug dhe Bjellorusia në veri.

Në një aeroport jo më shumë se 20 milje (32 km) nga qendra e Kievit, parashutistët mbërritën ndërsa ishte ende errësirë, duke krijuar shpejt një bazë që mund të përdorej për të nisur sulmet në kryeqytet.

Këtu në Kiev, i cili ka qenë kaq i qetë gjatë javëve të fundit të kësaj krize në rritje, pati tronditje, frikë dhe panik.

Njerëzit u strehuan nën tokë, krijuan radhë të gjata në supermarkete dhe banka dhe në shumë raste hipnin në makinat e tyre dhe u përpoqën të largoheshin, duke shkaktuar bllokim. Në stacionin e autobusëve të Kievit, të rinjtë kërkuan çdo mënyrë për t’u larguar.

FOTO GALERI
13/60

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA