Paniku nisi: Prindërit ukrainas çojnë fëmijët në shkollë me kartelën e grupit të gjakut!

23/02/2022 19:02

Në fjalimin e tij të hënën, presidenti rus Vladimir Putin njohu zyrtarisht dy nga rajonet separatiste të Ukrainës, Donetsk dhe Luhansk, si shtete të pavarura.

Më pas ai urdhëroi hyrjen e trupave ruse në territoret e Ukrainës lindore me pretendimin e “ruajtjes së paqes”.

Gazetarja ukrainase Olga Tokariuk shkroi në Twitter se fjalimi i Putinit ishte praktikisht një “shpallje lufte” .

Ky mesazh i nxiti prindërit ukrainas të marrin masa, e disa kanë nisur t`i dërgojnë që tani fëmijët në shkollë të përgatitur për nevojën e një transfuzioni gjaku.

“Ka pasur debate të forta për këtë teme në disa grupe në Facebook,” tha gazetarja, sipas të cilës disa shkolla e kanë bërë të detyrueshme vendosjen e ngjitëseve që shënojnë grupin e gjakut të fëmijës.

Ato po kështu po i stërvisin fëmijët për situata sulmi e të shtëna masive, tha një prind i cituar nga Business Insider.

“Ne jetojmë në këtë vend, ky është atdheu ynë. Nuk largohemi thjesht sepse një diktator i çmendur po përpiqet të ringjallë kufomën e perandorisë sovjetike. Tani, perdet ranë dhe të gjithë mund të shohin se ky është një pushtim rus – është një luftë midis Ukrainës dhe Rusisë.Kjo nuk është një luftë e re – është një luftë e vjetër,” shtoi ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA