Kanë kaluar vetëm 2 ditë nga përfundimi i Big Brother VIP, ndaj finalistët po përshtaten me botën jashtë. Beniada Nishani ishte e ftuar në “Ftesë në 5” duke thënë se një prej personave që e ka mbështetur dhe ka komunikuar më shumë jashtë është Big Mama.

Beniada: Njeriu i parë që më thërriti dhe mu bë shumë qejfi ka qenë Big Mama. Big Mama është një nga ato vajza që shpresoj ta takoj e ta mbaj kontaktit, gjithashtu dhe Arditi.

Monika është një super grua, por nuk u përputhëm me karaktere. Përveç disa banorëve që nuk i kam takuar se nuk kanë qenë, por me të gjithë afërsisht kam folur.

Sa i përket familjes, tha se mendonin se një gjest i saj mund të ndikonte në karrierën e modeles në Itali megjithatë Beniada thotë se ka qenë gjithmonë vetvetja. E vetmja gjë për të cilën është prekur ka qenë situata mes Einxhelit dhe Donaldit.

Beniada: Nuk e prisja shumë por mami ka qajtur shumë. Mendonte se populli shqiptar më shihte vetëm si vajzë provokuese dhe mund të keqinterpretohej një gjest i imi. Të betohem kam qenë gjithmonë vetvetja, nuk kam thënë asgjë për të ulur dikë, të gjithë budalliqet i bëj gjithmonë.  Gjëja që na ka prekur më shumë ka qenë situata me Einxhelin që të rrija më shumë me të dhe të mbaja qëndrim ndaj Donaldit. Kështu jam edhe jashtë, kur dy shokë zihen. Kam mbështetur shoqen time aty brenda, por po të kthehem brenda, sillem njësoj. Donaldi më ka pëlqyer gjithmonë, është super djalë. Një defekt i tij është se përdor gjithmonë zemrën dhe kur përdor zemrën, mund të lëndohesh.

FOTO GALERI
4/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA