Palestinezët mbajtën funeralin e aktivistit Suleiman al-Hatal, i cili vdiq dy javë më parë pasi u godit nga një automjet ushtarak izraelit gjatë një proteste në Hebron.
Kryebashkiaku i komunitetit palestinez tha se “Al-Hathaleen po merrte pjesë në një demonstratë kur makina e ushtrisë izraelite erdhi me shpejtësi dhe e goditi.”
Shume qytetare palestineze mbajtën zi për Al-Hathaleen, i cili njihej për si aktivist i protestave civile kundër pushtimit izraelit, veçanërisht në zonën e Hebron.
“Kur Izraeli krijoi koloninë Karmel në tokën e familjes së tij në vitet 1980, ai u bë shumë aktiv në protestat kundër vendbanimeve ilegale izraelite,” tha kryebashkiaku.
“Ai ishte përballur vetëm disa herë me kolonizatorët, … i kishin shembur shtëpinë dhe e kishin arrestuar disa herë, por nuk pushoi kurrë duke ndërgjegjësuar palestinezët për të protestuar”.
Top Channel