Mega-diga e kontestuar në Nilin Blu nis prodhimin e energjisë për Etiopinë (fotot)

19/02/2022 20:25

Autoritetet në Etiopi kanë njoftuar se të dielën nis prodhimi i energjisë elektrike nga diga gjigante mbi lumin Nili Blu, e kontestuar ashpër nga vendet fqinje.

Projekti hidroelektrik ka qenë në qendër të një konflikti rajonal që prej nisjes në vitin 2011 për reduktimin e prurjeve të ujit për fqinjët Egjipti e Sudani.

“Nesër nis gjenerimi i energjisë nga diga,” tha sot një përfaqësues i qeverisë.

Egjipti e Sudani e konsiderojnë digën një kërcënim prej varësisë së tyre ndaj ujërave të Nilit, por Addis Ababa e konsideron thelbësore për elektrifikimin.

Tre qeveritë kanë diskutuar shpesh vitet e fundit për çështjen por deri tani nuk kanë gjetur një rrugëzgjidhje.

Diga që ka kushtuar $4.2 miliardë pritet të prodhojë më shumë se 5,000 megavat energji për Etiopinë, duke dyfishuar kapacitetin e saj.

“Energjia e re e gjeneruar nga diga GERD do të ringjallë ekonominë tonë të shkatërruar nga luftërat, ngritja e çmimeve të karburanteve dhe Covid-19,” ka thënë më herët qeveria.

FOTO GALERI
2/5
Projekti hidroelektrik ka qenë në qendër të një konflikti rajonal për reduktimin e prurjeve të ujit për fqinjët Egjipti e Sudani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA