Katër finalistët, Beniada, Einxhel, Donald dhe Ilir vezullojnë këtë finale të Big Brother VIP.

Ata ndodhen në një studio tjetër jashtë shtëpisë në syrin e Big Brother.

Beniada zgjodhi të vishej me një fustan silver të shkurtër me gurë. Einxhel zgjodhi ngjyrën portokalli për fustanin e kësaj finalje, ndërsa dukej shumë elegante.

Dy djemtë finalistë, Ilir dhe Donald zgjodhën kostum, aktori preferoi ngjyrën gri, ndërsa balerini të zezën.

Sonte do të jetë një mbrëmje me shumë surpriza në spektaklin më të ndjekur në të gjithë Shqipërinë.

Producentja Sara Hoxha tha se sonte shpallet fituesi, por BB VIP nuk mbaron këtu, pasi do të ketë edhe tre puntata post,  ku të gjithë pyetjet e publikut do të marrin përgjigje.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel