SHBA dërgon 5 milionë doza të vaksinës Covid 19 në Egjipt dhe Nigeri

18/02/2022 03:13

Shtetet e Bashkuara dërguan të enjten në Egjipt dhe Nigeri afro 5.2 milionë doza të vaksinës kundër Covid 19, të kompanisë Pfizer, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë për AFP.

Dërgesat janë pjesë e një fushate globale donacionesh nga Shtetet e Bashkuara. Më shumë se 400 milionë doza janë dërguar tashmë, prej 1.1 miliardë sa ishte si objektiv.

Zyrtari i Shtëpisë së Bardhë tha se rreth 3 milionë doza të vaksinës Pfizer janë dërguar në Nigeri dhe mbi 2 milionë doza të tjera në Egjipt. Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera që prodhojnë vaksina kundër pandemisë, janë kritikuar se nuk kanë bërë sa duhet për të zbutur përhapjen globale të virusit.

Sipas Universitetit Johns Hopkins, pak më pak se 29 për qind e popullsisë së Egjiptit është plotësisht e vaksinuar. Mbi 23 mijë njerëz kanë vdekur nga koronavirusi në Egjipt. Ndërsa në Nigeri, vetëm 2.7 qind e popullsisë është vaksinuar plotësisht, kurse janë raportuar mbi 3 mijë vdekje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA