Kirurgu plastik në Colorado akuzohet për ‘vrasje’ pas vdekjes së pacientes 18-vjeçare (fotot)

18/02/2022 18:15

Një kirurg i njohur estetik në Colorado, SHBA përballet me akuza vrasjeje nga pakujdesia pas vdekjes së një vajze 18-vjecare një vit pas një kirurgjie të dështuar që e la të paaftë të fliste dhe të ecte.

52 vjeçari Geoffrey Kim, u dorëzua në policinë e Arapahoe pas lëshimit të mandatit të arrestimit.

Prokurorët thanë se do të ngrejnë disa akuza ndaj kirurgut per vrasje nga neglizhenca, pengim të kursit të drejtësisë dhe ushtrim të paligjshëm profesioni, tha përfaqësuesja Vikki Migoya.

Kim u lirua me kusht pas arrestimit dhe garancisë $5,000.

Hetuesit thanë se Kim duhet të kryente një operacion të rritjes së gjoksit ndaj 18 vjeçares Emmalyn Nguyen më 1 gusht 2019, kur pacientja pësoi atak kardik dhe u vendos në anestezi nga infermieri anestetist Rex Meeker.

Hetuesit thanë se Kim nuk kishte njoftuar shërbimet e emergjencës për të paktën 5 orë. Nguyen kishte mbetur thuajse në gjendje të plotë kome dhe tragjikisht vdiq 14 muaj më vonë.

“Hetimet kërkuan dy vjet për t’u kompletuar dhe përfshinin dhjetra intervista dhe kontrolle fizike. Ne vetëm shpresojmë që kjo të sjellë një sens drejtësie dhe qetësie për familjen e të ndjerës”, tha sherifi i Arapahoe.

Lou Shapiro, prokuror kriminal në Los Angeles tha se megjithse është e pazakontë që një doktor të përballet me akuza kriminale për vdekjen e një pacienti, faktet në rastin e  “shumë shqetësuese.”

“Sa më shumë që një doktor devijon nga normat, aq më shumë rriten gjasat e tij për t’u ndjekur penalisht,” tha Shapiro.

Familja e Nguyen kishte ngritur një padi civile ndaj Kim dhe ndihmësit Meeker në dhjetor 2019, kur dy të akuzuarit pranuan të paguajnë dëmshpërblim 1 milionë dollarë secili, sipas rrjetit  CBS Denver.

Lynn Fam, nëna e Nguyen tha: “Ne jemi të shkatërruar nga humbja e të dashurës tonë Emmalyn. Asnjë sasi parash nuk mund të zëvendësojë atë.”

FOTO GALERI
2/4
Emmalyn Nguyen pësoi atak kardik dhe u vendos në anestezi nga infermieri anestetist Rex Meeker.

Top Channel