Beniada ka takuar sonte në Big Brother babin e saj dhe shumë nga familjarët e saj nga Shijaku.

Ajo është emocionuar pa fund kur ka parë të atin , ndërsa tha se kjo eksperiencë ka qenë e paharrueshme për të.

Për ta surprizuar gjithashtu në BB VIP hyri edhe Sinan Hoxha.

Arbana: Ti i ke zhgënjyer të gjithë për mirë, sepse kanë thënë të gjithë që kjo do jetë ndonjë nga ato të lehtat. Single hyri, single doli.

Babai: ke qenë e shkëlqyer. Të kam parë 24 orë. Je dielli im.

Beniada: kam dashur të vij si vajza e dy emigrantëve shqiptarë, kur erdhi propozimi thashë ky është momenti. I kisha premtuar vetes që do ia dilja, BB VIP ishte nje kometë për mua. Se unë nuk di mirë as shqip dhe kisha frikë nga të gjitha paragjykimet. Po isha e sigurt që do ia dilja. Kam pas disa momente të vështira këtu, por ja kam dalë, doja ti tregoja babit që jam e fortë. Të gjitha surprizat që na keni bërë kanë qenë më të bukurat. Beniadën tani e njeh e gjithë Shqipëria, sot nuk dua të dal, kjo shtëpia është magji. Kam qenë shumë e lumtur këtu.

FOTO GALERI
15/33

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA