Beniada është finalistja e parë e eliminuar në Big Brother VIP.

Mes shumë emocionesh, ajo u eliminua duke hequr dorë nga çmimi i madh. Sonte do të jetë një mbrëmje me shumë surpriza në spektaklin më të ndjekur në të gjithë Shqipërinë.

Mes Einxhel Shkirës, Donald Veshajt dhe Iliri Shaqirit, publiku zgjedh sonte fituesin e çmimit të madh prej 115 mijë eurove.

Producentja Sara Hoxha tha se sonte shpallet fituesi, por nuk mbaron këtu, pasi do të ketë edhe tre puntata post Big Brother VIP, ku të gjithë pyetjet e publikut do të marrin përgjigje.

Fenomeni “Big Brother VIP” po ndiqet nga shqiptarët në shtëpi, lokale dhe restorantet e njohura, ashtu si Botërori i Futbollit, ndërsa bëjnë tifozllëk për finalistët.

FOTO GALERI
3/16

Top Channel