Një nga producentet e fenomenit televiziv Big Brother VIP, Sara Hoxha vetëm një orë para spektaklit zbuloi disa nga surprizat e mbrëmjes së sotme.

I kthye në një ‘fiksim’ për të gjithë shqiptarët, sonte do të kurorëzohet fituesi i kësaj aventure spektakolare.

Producentja Sara Hoxha tha se sonte të gjithë finalistët do të marrin surpriza si kurrë më parë dhe të gjithë ata do të dalin jashtë shtëpisë.

“Sot nata finale do bëhet në disa studio të ndryshme, do kemi një studio tërësisht të re që do quhet ‘arena e yjeve’ ku ata do përballen me shumë emocione. Do kemi surpriza  edhe në disa nga institucionet më të rëndësishme në Tiranë”, tha ajo.

Në fund producentja kujtoi të gjithë shikuesit se duhet të votojnë deri në momentin e fundit për të preferuarin e tyre sepse komentet në Instagram dhe Facebook nuk vlejnë si të tilla.

Sara Hoxha tha se sonte shpallet fituesi, por BB VIP nuk mbaron këtu, pasi do të ketë edhe tre puntata post Big Brother ku të gjithë pyetjet e publikut do të marrin përgjigje.

Top Channel