“Mos e ndryshoni terminalin”, tregtarët e biznesit të vogël në Bulqizë, sërish në protestë
17/02/2022 10:48
Pronarët e mbi 60 bizneseve kanë dalë në një protestë ditën e sotme, para bashkisë së Bulqizës, për zgjidhjen e një stacioni të furgonave që lëvizin në rrugët urbane!
Sipas pronarëve të bizneseve ndërtimi i një terminali mes dy lagjeve ka bërë që një pjesë e madhe e bizneseve të falimentojn.
Biznesmenët kërkojnë rikthimin e stacionit, ndërsa shprehen se nëse nuk rithehet ky stacion do të jenë të detyruar të mbyllin aktivitetet.
Edhe pse i janë drejtuar bashkisë ata nuk kanë marrë një zgjidhje, ndaj sot kanë dalë sërish në protestë!
Top Channel