Historia e vajzës nga Kosova që refuzoi fustanin e bardhë, për t’u martuar me uniformën e UÇK-së (Fotot)

17/02/2022 17:28

Nje çift nga Skënderaj treguan sot në emisionin “Shqipëria live” historinë e tyre të dashurisë dhe ceremoninë e veçantë të kurorëzimit.

“Jemi njohur në një aktivitet libri. Albini ka qenë redaktori i atij libri. Unë aty kam shkuar me disa shoqe”, thotë Kosovarja.

Albini dhe Kosovarja zgjodhën të visheshin me uniformën e UÇK-s në dasmë, ndërsa fotot i realizuan te Kompleksi “Adem Jashari” në Prekaz. Çifti nga Kosova u betua para Zotit dhe betuar rreth flamurit.

Unë ëndërroja të vishja uniformën e ushtrisë dhe jo fustanin e bardhë”, shprehet Kosovarja, ndërsa Albini thotë se pranoi menjëherë.

“Ideja ka qenë e Kosovarit të bëjmë martesën me teshat e ushtrisë. Padyshim që e kam pranuar, sepse ushtria e Kosovës ndoshta është e re, por është 25 shekuj histori”, tregon ai.

Albina rrëfen se ëndrra e saj  ka qenë të ishte pjesë e Forcës se Sigurisë së Kosovës, por  për shkak të mbulesës nuk ka mundur a realizojë këtë dëshirë.

Që e vogël, ndoshta dhe nga ngjarjet historike jam frymëzuar dhe kam aplikuar në UÇK sepse kam dashur ushtrinë. Në luftë më ka ndihmuar daja që është dëshmor, ka humbur jetë gjatë luftës së Kosovës. Doja të vazhdoja rrugën e tij”.

FOTO GALERI
5/17

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA