Jo vetëm Ardi Veliut dhe Aleks Markut, SPAK i ka sekuestruar telefonin edhe Ardit Hysës, sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes
08/10/2026 16:36
SPAK ka sekuestruar edhe telefonin e ish-drejtorit juridik të Kayo-s, Ardit Hysa, aktualisht sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes.
Burimet e gazetares së Top Channel, Anila Hoxha bënë me dije se gjatë sekuestrimit të telefonit të Aleks Markut, ish sekretarit të përgjithshëm të ministrisë së Mbrojtjes, Ard Veliut dhe Ron Yeffet janë sekuestruar edhe disa kamera sigurie.
Top Channel