Berisha kërkoi heqjen e masës “Detyrim Paraqitje”, Kushtetuesja shtyn shqyrtimin për kreun e opozitës
Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini” ka reaguar ashpër ndaj ekspozimit të portretit të Napoleon Zervës në Derviçian, duke e cilësuar këtë veprim si “provokim të rëndë ndaj shqiptarëve”.
Në reagimin e tij, fondacioni i kërkon Bashkisë Dropull të heqë portretin dhe të japë shpjegime publike, ndërsa i bën thirrje qeverisë shqiptare që të hetojë rrethanat e vendosjes së tij dhe të identifikojë përgjegjësit.
“PROVOKIM I RËNDË NDAJ SHQIPTARËVE NË DERVICIAN.
I bëjmë thirrje kryetarit të Bashkisë Dropull të heq menjëherë portretin e Zervës nga ky ekspozim nderues dhe të japë një shpjegim publik për këtë zgjedhje të papranueshme.
I bëjmë thirrje qeverisë shqiptare të nisë, përmes institucioneve kompetente, një hetim të plotë për të sqaruar rrethanat, për të identifikuar personat që kanë propozuar, miratuar dhe mundësuar këtë ekspozim, si dhe për të nxjerrë përgjegjësitë institucionale dhe ligjore që rezultojnë.
Respekti për minoritetin grek dhe të drejtat e tij është i padiskutueshëm. Pikërisht mbrojtja e bashkëjetesës kërkon që përgjegjësia për këtë veprim të identifikohet, dhe të mos rëndojë mbi mbi minoritetin grek por mbi emrat konkret të cilët provojnë rëndë gjakun e shqiptarëve të masakruar nga bandat e shoviniste të Zervës..
Ky provokim nuk mund të kalojë në heshtje. Viktimat e gjenocidit kërkojnë drejtësi dhe respekt, ndaj autoritetet shqiptare kanë detyrimin të japin përgjigje dhe të veprojnë”, shkruhet nw reagim.

Top Channel