Farmaci Aurora prej kohësh ishte kthyer në një laborator inekzistent për kryerjen e tamponëve Covid-19.

Skema e mashtrimit funksiononte kur pacientët dërgonin mjetin e identifikimit dhe përgjgjen që dëshironin. Përgjigjen pozitive e paguanin 100 euro, ndërsa negativen 50 euro.q

Gjatë operacionit u hetua për disa javë farmaci Aurora në Lezhë  pasi policia kishte informacione se në këtë farmaci  kryheshin  teste të falsifikuara Sars Cov-2 pa iu nënshtruar më parë testimit dhe marrjes direkt të testit.

Policia e Lezhës arrestoi farmacisten 25 vjeçare  Kristiana Lukaj, dhe shpalli  në kërkim administratoren e farmacisë Aurora Ujkaj si bashkëpunëtore në skemën e mashtrimit. Dyshohet se në këtë skemë mashtrimi janë përfshirë rreth 500 shtetas shqiptar dhe të huaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA