IPARD, Gjykata Kushtetuese kalon çështjen për seancë plenare publike
25/06/2026 11:55
Gjykata Kushtetuese kalon për seancë plenare publike çështjen për fondet IPARD, thonë burime për gazetaren e Top Channel, Anila Hoxha.
Më herët Grupi Parlamentar i PD dërgoi në Gjykatën Kushtetuese mosmiratimin e Komisionit Hetimor të Kuvendit për kontrollin e ligjshmërisë dhe administrimin e fondeve të programit IPARD II në bujqësi.
Top Channel