Bolsonaro takon Putin/ Analistët perëndimorë: Koha e vizitës në Moskë “më e keqja e mundshme”

16/02/2022 02:20

Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro mbërriti në Rusi ku u takua me homologun e tij Vladimir Putin, në një kohë që Rusia është nën presionin e perëndimit për të mos pushtuar Ukrainën.

Brazili konfirmoi dje lidhjet diplomatike me Kievin në një telefonatë mes dy ministrave të jashtëm, njoftoi qeveria braziljane pak para nisjes së Bolsonaro drejt Rusisë.

Ministri kishte përsëritur mbështetjen e vendit për një zgjidhje paqësore duke thënë se Brazili dhe Ukraina sapo kishin celebruar 30 vjetorin e lidhjeve diplomatike. Bolsonaro dënoi presionin e SHBA dhe u takua me Putin, ku diskutuan për ‘lidhjet bilateral tregtare’.

“Brazili është një nga prodhuesit dhe eksportuesit më të mëdhenj bujqësorë në botë, por jemi shumë të varur nga fertilizuesit e Rusisë”, tha Bolsonaro duke justifikuar udhëtimin.

Të enjten ai do të vizitojë Hungarinë. Analistët perëndimorë thanë se koha e vizitës në Moskë nga Bolsonaro ishte “më e keqja e mundshme”.

Top Channel