Putin takohet me kancelarin gjerman, e vendos në të njëjtën tryezë si Macron!

15/02/2022 14:43

Olaf Scholz refuzoi të bënte një test PCR nga rusët pas mbërritjes në Moskë, duke vepruar kështu në të njëjtën mënyrë si presidenti francez Emmanuel Macron javën e kaluar.

Një mjeku nga ambasada gjermane në atje iu kërkua t`ia kryente testin kancelarit të Gjermanisë pas mbërritjes së tij në Rusi, ndërsa autoriteteve ruse iu ofrua mundësia të dërgonin dikë për të vëzhguar procedurën.

I ulur po në të njëjtën tryezë 4 metra të gjatë si shefi i Elizesë, Scholz u shpreh i kënaqur që po takohej me Putinin për të diskutuar personalisht krizën e Ukrainës.

Është e qartë se na duhet të flasim për situatën e vështirë që është krijuar lidhur me sigurinë në Europë, ashtu siç bëri dhe presidenti francez, Emmanuel Macron. Megjithatë, jam i lumtur që mund ta diskutojmë një gjë të tillë, sepse është shumë e rëndësishme që të punojmë për marrëdhëniet mes shteteve përmes diskutimesh të mira”, tha Scholz.

Lart në agjendën e takimit duket se janë edhe cështjet e energjisë. Vendet perëndimore e kanë paralajmëruar Moskën se mund të vendosin sanksione mbi gazsjellësin Nord Stream 2 i cili do të dyfishojë sasinë e gazit rus në Europë, por që tani rrezikon të bllokohet nëse forcat ruse kalojnë kufirin ukrainas.

Partneri më i madh tregtar i Rusisë në Evropë paralajmëron për sanksione të gjera nëse Moska sulmon vërtet. Kremlini njoftoi më herët se disa trupa të tij po tërhiqeshin e po ktheheshin mbrapsht, por Kievi është skeptik. “Do ta besojmë vetëm kur ta shohim me sytë tanë”, deklaroi ministri i jashtëm ukrainas.

Top Channel