Kënga e fundit e Beatrix është padyshim një ndër këngët më të dëgjuara në shtëpinë më të famshme në Shqipëri Big Brother VIP.

Donaldi po e shijonte në maksimum këngën e të dashurës së tij duke kërcyer.

Ata të cilët e shoqëruan ishin edhe banorët e tjerë të BBV.

 

 

Rikujtojmë sërish se lidhja e Beatrix dhe Donald nisi në një periudhë ku të gjithë ishin sy e veshë në lidhjen e përfunduar të Donaldit  me moderatoren e njohur Bora Zemani.

Çifti ka kaluar momente të bukura brenda shtëpisë. Në krahët e njëri tjetrit ata kanë qenë shumë të lumtur .

Beatrix tashmë është jashtë shtëpisë së BBV duke pritur të dashurin e saj të finalizojë lojën brenda shtëpisë.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel