Durrës/ Takimi me familjet me ndihmë ekonomike, Sako: Prioritet adresimi i shërbimeve, deri në integrimin e plotë të tyre

15/02/2022 18:33

Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako këtë të martë zhvilloi një takim me disa familje që janë në ndihmë ekonomike dhe jo vetëm me synimin për të dëgjuar nga afër shqetësimet e tyre, por edhe për të planifikuar siç duhet shërbimin për këtë kategori, deri në integrimin e plotë të tyre.

Në një takim me familjet që janë në ndihmë ekonomike, për të dëgjuar shqetësimet dhe problemet e këtyre familjeve, me qëllim adresimin e nevojave të tyre dhe planifikimin dhe prioritizimin e shërbimeve për këtë kategori deri në integrimin e plotë të familjes”, shkruan Sako në rrjetin social Facebook.

Ajo thekson se fuqizimi i këtyre familjeve realizohet nëpërmjet programeve që zbatohen në qendrat komunitare që bashkia menaxhon, si dhe në qendra të ndryshme të cilat menaxhohen nga OJF, por që sipas saj kanë marrëveshje bashkëpunimi në kuadër të projekteve me Bashkinë Durrës.

Sako thotë se Bashkia Durrës ka një eksperiencë të gjatë në shërbimet sociale dhe në mbështetje të shtresave në nevojë.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel