 Balluku del nga SPAK pas më pak se 60 minuta, zv.kryeministrja : E shoh si proces që do jetë i bazuar në transparencën dhe llogaridhënie
																		
					
					
					
						Balluku del nga SPAK pas më pak se 60 minuta, zv.kryeministrja : E shoh si proces që do jetë i bazuar në transparencën dhe llogaridhënie						 
								
			Pesë persona janë arrestuar nga policia e Tiranës për vepra të ndryshme penale.
Një 28-vjeçar i identifikuar me inicialet K.K., është vënë në pranga pasi gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë.
Specialistët e Seksionit të Kërkimit bënë kapjen e shtetasit në kërkim R. Sh., 22 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Ndërsa specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
– U. A., 46 vjeç, S. P., 31 vjeç dhe S. K., 22 vjeç pasi u kapën duke drejtuar mjetet e tyre përkatëse, në gjendje të dehur.
Më datë 14.02.2022, gjatë natës, persona të paidentifikuar kanë vjedhur një shumë parash dhe një orë në subjektin në pronësi të shtetasit F. Gj. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Më datë 13.02.2022, shtetasja A. U., 38 vjeçe, ka kallëzuar se djali i saj, shtetasi S. U., 13 vjeç, është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer. Punohet për gjetjen e 13-vjeçarit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Top Channel