U largua nga minierat në Shqipëri për të punuar në shtëpitë e barit në Londër, dënohet 30-vjeçari

13/02/2022 19:04

Kushtrim Sinani është shtetasi shqiptar që u arrestua për kultivim të lëndëve narkotike në 5 dhjetor 2021 në Britaninë e Madhe.

30-vjeçari u kap në një fermë kanabisi, me 128 bimë të jashtëligjshme, që nëse do të shiteshin pas korrjes, kapnin vlerën e 90 mijë paundëve.

Sipas medieve britanike, Sinani u dënua me 27 muaj burg, ndërsa para gjykatësve u shpreh i penduar, ndërsa tha se në Shqipëri kishte lënë të vëllanë, që nga puna në minierë mbeti invalid.

Eksperti i azilkërkuesve Islam Khan ka treguar të shkuarën e vështirë të Sinanit, që e detyruan t’i bashkohet shtëpive të barit në Angli.

“Ai vjen nga një familje e varfër dhe i di pasojat, që lidhen me deportimin e tij në Shqipëri, ku më parë ai kishte punuar në minierë dhe nuk ia dilte dot të ndihmonte prindërit e moshuar nga të ardhurat që merrte. Ai ka edhe një vëlla invalid, i cili humbi njërën këmbë gjatë një aksidenti në minierë. I pandehuri erdhi në Mbretërinë e Bashkuar ilegalisht, në pjesën e pasme të një kamioni pasi kishte marrë borxh për të hyrë në Angli. Ai u detyrua të punojë në fermën e kanabisit dhe nuk kishte zgjidhje tjetër për shkak të borxhit”, ka thënë Khan në gjykatën e Liecesterit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA