Arjola Demiri është aktorja e njohur, e cila ishte shumë pranë finales së Big Brother VIP. Ditën e sotme, ka folur në “Fan Club” për këtë eksperiencë që e cilëson si më të jashtëzakonshmen e jetës së saj.

Ndër të tjera, Arjola thekson se nuk e ka bërtitur asnjëherë fitoren apo finale sepse ishte e bindur se do të merrte atë që i ishte caktuar. Fati i mirë ishte pranë saj dhe ia doli që të merrte dhuratën më të bukur dhe atë për të cilën ishte pjesë e Big Brother VIP, një shtëpi për veten dhe fëmijët e saj.

Arjola tregoi se rrugëtimi në Big Brother VIP i zbuloi publikut një anë që nuk e njihte për ndjeshmërinë që ka. Nuk la pa përmendur faktin që është rritur në Tropojë dhe kishte parimet e një djali ndërsa kur erdhi në Tiranë, kuptoi një anë që nuk e njihte nga vetja.

Arjola: Është eksperienca më e jashtëzakonshme e jetës time dhe është nga ato eksperienca që nuk harrohen kurrë. Ka qenë dhe një shkollë më vete për shumë gjëra që ndoshta unë në këto 6 vite kam qenë e emocionuar të prek skenën e të prek çdo mundësi të artë duke bërë dhe gjëra minimaliste, për mua ishte ëndërr të kthehesha në skenë dhe të bëja atë që dija të bëja më mirë. Në këto 6 vite kam pasur fatin e mirë që kam takuar njerëz që më kanë mbështetur dhe shumë gjëra që nuk i kam hasur në këto vite, i takova në Big Brother.

Pyetje: E kishe imagjinuar që të ishe pjesë e finales?

Arjola: Për vajzën që jam dhe për parimet që kam në jetë, në këto 6 vite kam funksionuar me to dhe e dija që do të ishin çelës i suksesit tim. Doja të luftoja për fëmijët e mi dhe nuk e kam bërtitur kurrë fitoren apo finalen sepse kam qenë me një parim, çfarë është e imja, është e imja dhe askush nuk e merr. Kam thënë që atë që më ka caktuar zoti, nuk ma merr askush.

Nëse kam qenë ekspresive, e egër, jam munduar të njoh difektet e mia dhe ta bëj veten njeri më të moderuar. Nuk ka qenë e lehtë që jam rritur në Tropojë se jam rritur me parimet e një djali derisa erdha në Tiranë dhe zbulova një pjesë të feminilitetit tim që nuk e besoja që e kisha. Kurrë nuk e kam ditur që do arrij deri afër finales. Kam menduar çdo vit për këtë dëshirë. Doja që edhe nëse nuk do të fitoja asgjë, t’i tregoja publikut që duke sakrifikuar shumë, arrihet ajo që ëndërrohet në jetë. Publiku nuk e dinte që jam e ndjeshme.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel