Gjatë rrugëtimit në Big Brother VIP, Arjola Demiri ka pasur debate të ashpra. Një prej tyre është edhe Antonela, me të cilën Arjola thotë se ka bërë debatin që e ka lënduar më shumë se është përmendur motra e saj.

Në “Fan Club”, rrëfeu se nuk e kuptoi se lindi debati ndërsa komenti që bëri ndaj saj, Arjola thotë se nuk ishte dashakeq. Megjithatë, në cdo moment e kishte mendjen tek motra e saj.

Pyetje: Cilin nga debatet do të zhbëje?

Arjola: Asnjërin.

Pyetje: Cili debat të ka lënduar më shumë?

Arjola: Ka qenë ai i Antonelës se nuk e dija çfarë kishte ndodhur jashtë, si mund të ishte gjëja me motrën time. Edhe herët e tjera që më kanë sulmuar, ata që e kanë vuajtur motra, vëllezërit, prindërit. Elisa vuan nga migrenë dhe kam qenë gjatë gjithë kohës me veshë në krah dhe nuk e dija sa e rëndë ishte, çfarë i kisha bërë Antonelës.

Pyetje: Çfarë të preku më shumë?

Arjola: E nisi pa logjikë të gjithë gjënë, prandaj nuk kam pasur frikëra dhe nuk i ruhesha gjësë. Nuk e dija ku e kisha ngacmuar se është një formë e të thënurit që të mos mërzitej. U përmend Atdheu dhe nuk e dija se deri në çfarë detaji kishte shkuar, ndonjë ngatërresë Instagrami apo diçka tjetër. Mendjen e kisha tek motra ime dhe i thashë me thuaj çfarë ka ndodhur se më flet për gjëra që nuk i di.

Tha dhe një gjë që më lëndoi shumë, më tha me lotët e tu i ke lodhur ata jashtë. Në atë moment e kam menduar që lotët e mi mund të kishin qenë gabim, por nuk mund të dilja përtej kësaj. Nga ai moment, kam filluar rrallë e më rrallë t’i përmend fëmijët e të qaj. E kam ndrydhur veten, jam ndjerë keq nëse kam lënduar njerëz dhe kam prekur njerëz duke qarë. Shumë nga njerëzit e mi nuk e kanë ditur se jam aq e ndjeshme. Jam mundur shumë ta fsheh këtë gjë.

Top Channel